Zbulohet pse ndodhi çarja e gomave në kombibusin e deputetëve të Kuvendit

Aktuale

Zbulohet pse ndodhi çarja e gomave në kombibusin e deputetëve të Kuvendit

Nga: P.R Më: 6 mars 2017 Në ora: 18:49
Besa Gaxherri

Pas shkrimit të gazetës "Bota sot", në lidhje me atentatin e mundshëm ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe dyshimet e deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, Zyra e Sekretarit për hir të sqarimit të opinionit publik dhe në funksion të shmangies së keqinterpretimeve lidhur me çështjen e ngritur nga deputetja Besa Gaxherri, në seancën e datës 2 mars 2017, pas marrjes së informacioneve shtesë, ka dhënë këtë sqarim:

Bashkëndiejmë shqetësimin me deputeten Besa Gaxherri dhe pasagjerët e tjerë dhe njëkohësisht shprehim keqardhjen tonë për rastin.Vlerësojmë se para deklarimeve publike për raste të tilla, është e udhës që shqetësimet të adresohen në relacionet e brendshme institucionale, për të marrë edhe sqarimet përkatëse.

Konfirmojmë që në automjetin me targa 2Z 027 02, më datë 26. 02. 2017, gjatë lëvizjes në relacionin Durrës-Prishtinë, ka ndodhur çarja e dy gomave, në intervale të ndryshme kohore, ndërsa automjeti nuk ka pësuar asnjë dëm tjetër dhe me të ka vazhduar udhëtimi për në Prishtinë.

Automjeti ishte i pajisur me goma të tipit “Hankok”, nga data 23. 12. 2010, por të përdorura vetëm gjatë sezonit dimëror.Të njëjtat goma, për sezonin dimëror 2016-2017 i janë vendosur automjetit më 14. 11. 2016. 

Në momentin e vendosjes, gomat kanë pasur të kaluar 12 780 km, ndërsa në kohën e çarjes, 16 826 km.Bazuar në faktet e lartpërmendura, konstatojmë me përgjegjësi se deri te çarja e gomave ka ardhur vetëm për shkaqe objektive dhe të pamenaxhueshme.Sqarimi ka të bëjë me heqjen e dilemave lidhur me kualifikimet dhe pretendimet që janë shfaqur në mënyrë të njëanshme në seancë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat