Musliu: Epopeja nuk është Bajram të mbahet dera hapur tre ditë

Aktuale

Musliu: Epopeja nuk është Bajram të mbahet dera hapur tre ditë

Më: 6 mars 2017 Në ora: 23:56
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ditët e “Epopesë së UÇK-së”, janë të shenjta.

Ajo ka komentuar, mos hapjen e derës së Odës së Jasharajve në ditën e parë të epopesë.

“Data 5 mars është data kur bëhet parakalimi i FSK-së, kurse 6 marsi është dita e homazheve dhe Jasharajt hapin dyert. Kurse nata e tretë është nata e zjarreve”.

“Kanë qenë të pakuptimtë të thuhet se Jasharajt kanë mbyllur dyert. Epopeja nuk është Bajram që të mbahet dera e hapur tre ditë”, ka thënë Musliu në Ora e Fundit.

Sipas saj kjo festë po zbehet për shkak të këshillit organizativ të ditëve të “Epopesë së UÇK-së”.

“Konsideroj se liderët kanë qenë në Prekaz. Familjet e dëshmorëve kanë të drejtë shpesh që të zhgënjehen, përderisa kemi ende shumë punë për të bërë”, ka përfunduar Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat