Zbulohet shkaku i vrasjes së djeshme në Pejë

Aktuale

Zbulohet shkaku i vrasjes së djeshme në Pejë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:45
Kreshnik Haliti, i dyshuar për vrasjen e djeshme në Pejë

Shkrepja e dy plumbave në lagjen "Fidanishte", e ka lënë të vdekur Mentor Zekën nga qyteti i Pejës, dje rreth orës 16:00. I dyshuari për kryerjen e veprës Kreshnik Haliti është arrestuar disa orë pas ngjarjes. Mësohet se shkaku që ka çuar deri te vrasja është një borxh që i dyshuari i kishte pasur viktimës.

Avokati i të dyshuarit, Bahtir Troshup, ka deklaruar se mbrëmë i ka sugjeruar klientit të tij që të mbrohet në heshtje pasi që gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë.

“Klientin tim për shkaqe shëndetësore mbrëmë nuk e kam lejuar që të japi deklaratë. Ka qenë i stresuar. Shkaku ka qenë i një borxhi, klienti im i ka pasur një borxh viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore do ta vërtetojë të gjitha”, ka thënë Troshupa.

Ai ka thënë se Kreshnik Haliti, është kushëri i largët i deputetit të PDK-së Xhavit Halitit.

Ndërkohë që Policia e Kosovës sot gjatë ditës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin Kreshnik Haliti ku edhe i ka konfiskuar armën e tipit “PJETRO BERETA” cal: 7.65mm dhe 1 karikator i zbrazët i armës përkatëse me të cilën dyshohet se kryesi e ka përdorur gjatë kryerjes se veprës penale”.

Avokati mbrojtës Bahtir Troshupa po i konteston deklaratat e policisë se ai është arrestuar. Sipas Troshupës, klienti i tij mbrëmë është vetëdorëzuar në policinë e Pejës, dhe se arma nuk ka qenë e tij por e viktimës.

“Klienti im është vetëdorëzuar në polici. Arma nuk ka qenë e klientit tim, por e viktimës”, ka thënë tutje avokati mbrojtës i të dyshuarit për vrasjen në Pejë, Kreshnik Halitit.
Ndërkohë që prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj ka bërë të ditur për express se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat