Deda: Të gjithë jemi për ushtri, por pa e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike

Aktuale

Deda: Të gjithë jemi për ushtri, por pa e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike

Më: 8 mars 2017 Në ora: 20:15
Deputeti i pavarur, Ilir Deda

Deputeti i pavarur, Ilir Deda ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me synimet afatshkurtra dhe jo racionale që e kërcënojnë sigurinë e Kosovës.

Ai ka thënë se të gjithë jemi të formohet Ushtria e Kosovës, po kjo të bëhet në bashkëpunim me SHBA dhe NATO-në.

Lexo statusin e plotë në Facebook:

“Nuk është pyetja a jemi për Ushtri – se të gjithë jemi për. Por, 18 vjet pas bombardimeve të Serbisë nga NATO, Serbia është në Partneritet për Paqe, dhe Ushtria e ShBA ka bashkëpunim të thellë me Ushtrinë e Serbisë. A duam që Ushtria jonë të mos ketë bashkëpunim me Ushtrinë e ShBA dhe NATOn?

Udhëheqësia aktuale për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës duke na e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike. A i harruam rezultatet e kësaj mendësie: -fusnotën; bashkësinë e komunave serbe; dështimin në UNESCO; demarkacionin e keq; izolimin e Kosovës; Gjykatën Speciale; shkatërrimin e ekonomisë; kapjen e shtetit?”, shkruan ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat