Duda Balje: Kosova ka nevojë për ushtri, Grupi parlamentar 6+ do të votojë pro

Aktuale

Duda Balje: Kosova ka nevojë për ushtri, Grupi parlamentar 6+ do të votojë pro

Më: 10 mars 2017 Në ora: 10:04
Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje

Pas deklarimeve pro dhe kundër votimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës është deklaruar edhe Grupi parlamentar 6+.

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka thënë se grupi parlamentar 6+ çdoherë e ka përkrahur formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne si grup parlamentar që nga fillimi gjithmonë e kemi përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Balje.

Më pas, Balje deklaroi se 6+ do të votojë pro Ushtrisë së Kosovës, e cila tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe vendi ka nevojë për Ushtri.

“Andaj ne do të votojmë pro pasi ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për neve dhe Kosova më të vërtetë ka nevojë për Ushtri”, ka deputetja Balje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat