Lekaj: Ramushin mundeni me e vonu, por me e ndalë asnjëherë

Aktuale

Lekaj: Ramushin mundeni me e vonu, por me e ndalë asnjëherë

Më: 6 prill 2017 Në ora: 16:53
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj

Ka përfunduar seanca gjyqësore për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj ku është bërë e ditur që seanca e radhës do të mbahet me 27 prill kur edhe pritet të merret vendimi përfundimtar.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj e ka quajtur të pafalshme, të papranushme dhe në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtar e evropian.

Sipas itj kjo mënyrë e të bërit politikë në emër të drejtësisë, nga kushdo çoftë kundër njerëzve më meritor që Kosovë është sot e lirë dhe e pavarur.

Lekaj ka shtuar se Ramushin munden ta vonojnë por asnjëherë ta ndalin.

Ky është postimi i plotë:

E papranueshme, e pa falshme e totalisht në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtare e evropian kjo mënyrë e të bërit politikë në emër të drejtësisë, nga kushdo çoftë kundër njerëzve me meritor që Kosova është sot e lirë dhe e pavarur. Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bënë të tilla lojëra me fletëarreste. Ramushin mundeni me e vonu, e këtë po e bëni padrejtësisht, por me ndalë asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat