Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës janë një instrument për presion mbi Bashkimin Evropian që të mos e lërë anash rajonin.
Kështu ka vlerësuar analisti gjerman Bodo Weber për mediat serbe.
“Bëhet fjalë për ndjenjën e Shqipërisë së Madhe dhe përpjekjen e Ramës dhe Thaçit për të ndikuar në Bruksel në mënyrë që BE-ja të mos largohet nga rajoni, pasi ajo është e preokupuar me problemet e veta dhe krizën e brendshme. Ky është një mesazh për ta”, ka thënë ai.
Ky reagim ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar i cili ditë më parë tha se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian venitet.
Ndërkaq, dy ditë më parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme.