A do të largohen ushtarët gjermanë nga Kosova?

Aktuale

A do të largohen ushtarët gjermanë nga Kosova?

Më: 22 prill 2017 Në ora: 10:23
Ushtar gjerman në Kosovë

Media ruse e afërt me Kremlinin, Sputnik, në një shkrim për prezencën ushtarake të KFOR-it në Kosovë, thotë se pritet që Gjermania, deri në fund të vitit 2018, të tërheq të gjithë ushtarët e saj nga shteti që më 2008 shpalli mëvetësinë.

“Gjermania bashkë me SHBA-në janë kundër bërjes së ushtrisë së Kosovës, sepse mendojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës është e mjaftueshme. Arsye tjetër është fokusimi i forcave gjermane në luftën kundër terrorizmit dhe në mbajtjen e qetësisë në kufijtë lindorë të Europës”, ka thënë të jenë arsyet e kësaj tërheqje nga Kosova, eksperti i ushtrisë serbe, Andrej Mlakar.

Pjesë të ambienteve të përdorura nga gjermanët do të shfrytëzohen për të stërvitur pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, vazhdon më tutje shkrimi, që përmban edhe akuza për, siç thuhet, mosreagimin e gjermanëve gjatë trazirave të marsit 2004.

Për momentin kontigjenti i KFOR-it në Kosovë numëron rreth 4,500 trupa, afërisht sa ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat