Presidenti Thaçi: Termi Shqipëri e madhe, është produkt i Serbisë

Aktuale

Presidenti Thaçi: Termi Shqipëri e madhe, është produkt i Serbisë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur edhe njëherë kundër idesë së formimit të tregut të përbashkët ballkanik, pasi sipas tij me këtë do të përfitonte vetëm Serbia, në dëm të shteteve tjera të rajonit. Ai po ashtu idenë e Shqipërisë së madhe, e ka quajtur produkt i propagandës së Serbisë, që ka për qellim për të justifikuar pretendimet e tyre për formimin e Serbisë së madhe.

Këto deklarata Presidenti Thaçi i bëri në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, i pyetur në lidhje me formimin e tregut të përbashkët ballkanik, e cila ide ishte dhënë nga Vuçiçi dhe rreth deklaratës së bërë më parë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Në lidhje me krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, Thaçi është shprehur kundër idesë së formimit të tregut të përbashkët ballkanik, pasi sipas tij me këtë do të përfitonte vetëm Serbia, në dëm të shteteve tjera të rajonit. Ai tha se Kosova ka qenë dhe është për një treg të lirë të nivelit të standardeve evropiane.

Thaçi: Mos të krijojmë zona të ngushta

“Mos të krijojmë zona të ngushta në kuadër të familjes së madhe, sepse në këtë rast mendoj se duke e njohur pozicionin e Serbisë, se ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, dhe Kosova do ishte e kufizuar, do ishte e ndëshkuar, do ishte një favor i jashtëzakonshëm për Serbinë dhe në disfavor të vendeve tjera”, tha ai dhe shtoi se duke e pasur parasysh që edhe Bosnjë e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën, vlerësoi se ka qenë ide e nxituar, jo e qëlluar, jo e hulumtuar mirë dhe më tepër politike, dhe një mundësi për fuqizimin e një vendi, në dëm të vendeve tjera.

Ndërsa në lidhje me deklaratën për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, ai tha se në asnjë rast nuk ka përmendur Shqipërinë e madhe dhe ky term është produkt i propagandës së Serbisë.

Thaçi: Unë nuk kam përmendur Shqipëri të madhe

“Unë nuk kam përmendur Shqipëri të madhe dhe askush nuk ka përmendur Shqipëri të madhe, as në Tiranë. Kjo nuk është ide dhe as produkt i shqiptarëve, është shumë më tepër produkt i Beogradit, për t’i justifikuar angazhimet për pretendimet për Serbinë e madhe”, tha Presidenti dhe theksoi luftërat që ka bërë Serbia në ish republikat e Jugosllavisë për t’u marrë territoret.

Image
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Thaçi: Kosova është Kosovë, Shqipëria është Shqipëri

“Kosova është Kosovë, Shqipëria është Shqipëri. Ne jemi për hajen e kufijve, demokratizimin e tyre, sipas një standardi dhe modeli evropian. Ndërsa se a është duke u vonuar Bashkimi Evropian, sidomos në raport me Kosovën, kjo është mesë e vërtetë. Kosova i ka kryer të gjitha obligimet, i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vemizave”, tha Presidenti.

Ai kritikoi kriterin që i është vënë Kosovës për liberalizmin e vizave, pra demarkacioni, që siç tha erdhi krejt papritmas nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se edhe vendet e Bashkimit Evropian kanë probleme kufitare mes vete, por janë brenda familjes evropiane.

Thaçi: Nuk do të kalojë asnjë ligj që cenon lirinë e shprehjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, tha sot se e ka admiruar gjithmonë punën e gazetarit, në veçanti gjatë luftës, kur ka parë se si gazetarët punonin në rrezik, vetëm e vetëm të shpërndanin në botë informatën.

“Në ato rrethana kam kuptuar se sa është e rëndësishme përkrahja e lirisë së shtypit”, tha Presidenti dhe theksoi se e vlerëson pavarësinë e transmetuesit publik nga ndikimi politik.

“Ftoj edhe një here të mos cenohet pavarësia editoriale e transmetuesit publik. Më lejoni të dënoj çdo kërcenim ndaj gazetarëve. E përshëndes edhe një herë ndryshimin e propozimeve të ligjit. Në Kosovë nuk do të kalojë asnjë ligj, që cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të informuar”, tha Presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat