Mediat sociale nuk mund të funksionojnë pa mediat tradicionale

Aktuale

Mediat sociale nuk mund të funksionojnë pa mediat tradicionale

Më: 4 maj 2017 Në ora: 13:25
Konferenca ndërkombëtare “Prishtina Media Days”

Mediat sociale janë të rëndësishme për aktivizmin, por që nuk do të funksiononin nëse nuk do të kishin edhe mediat tradicionale. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, ku është diskutuar tema “Aktivizmi, kliktivizmi dhe/apo slaktivizmi, a po e sforcojnë apo degradojnë mediat e reja sferën publike qytetare?”.

Oliver Hahn, nga Universiteti i Passaut në Gjermani, tha se media sociale në ditët e sotme është shumë e rëndësishme për mobilizim, por që nuk do të funksiononte nëse nuk do të kishin edhe mediat tradicionale.

Hahn: Media sociale nuk do të funksiononte pa median tradicionale

“Media sociale është e rëndësishme për mobilizim, por nuk do të funksiononin nëse nuk do të kishin mediat tradicionale sepse media sociale për biseda individuale dhe dje e patëm këtë bisedë në instagram duke shikuar në vizualizimin dhe emocionalizimin e mediave sociale, kur bëhet fjalë për aktivizimin dhe protestën. Por, kjo nuk do të mjaftonte si e vetme, kështu që gjithherë ka një ndërveprim dhe nganjëherë e pyes vetë pse është kësisoj, pse gjithherë protestuesit nuk mund të bazohen vetëm në media sociale. Jo sepse, mediat tradicionale ju nevojiten për marketing për të përçuar mesazhin e tyre sepse kemi shumë njerëz të cilët vendosin në media sociale për  përkrahjen e protestës, por njerëzit nuk janë të gjithë në dijeni  nëse nuk ka media tradicionale që të thotë media tradicionale që do të ketë protestë”, tha ai.

Sipas tij, një lëvizje sociale, një protestë sociale dhe aktivizmi nuk do të funksiononin pa median tradicionale.

Kurse, Ibrahim Salleh, nga Universiteti i Niles në Egjipt, tha se në vitin 2011 kur ka ndodhur ‘Pranvera Arabe’, vetëm 7 përiqnd e egjiptianëve kanë pasur qasje në rrjetin social ‘Facebook’.

Salleh: Në vitin 2011 vetëm 7 përiqnd kanë pasur Facebook

“Nuk ka pranverë arabe, është një lëvizje që ka filluar para vitit 2011 dhe njerëzve ju nevojitet që kjo fjalë si pranverë arabe për të përdorur në Facebook që të bëjnë ndryshime. Shumë njerëz faktikisht nuk ju kanë kthyer statistikave të vitit 2011 vetëm 7 përiqnd të egjiptianëve kanë pasur qasje në Facebook”, tha ai.

Ndërsa, Safet Zejnullahu, zëvendës drejtor i RTK-së, tha se media e re i ka dhënë mundësinë çdo kujt të thotë diçka pa asnjë lloj kriteri.

Zejnullahu: Media e re i dha mundësinë që kushdo të thotë diçka pa asnjë lloj kriteri    

“Media e re duke e parë boshllëkun që e ka lënë media tradicionale, jo që e la derën pa qelës, por e la derën hapur që kushdo që ka me thënë diçka me thënë pa asnjë lloj kriteri. Qëllimet paqësore po besoj që janë të qarta, i pari qëllim është sigurimi i më shumë klikëve, që unë nuk mendoj që janë lexime, unë kam idenë që kliku dhe leximi janë dy sende të ndryshme se jo gjithmonë lexojmë atë që e klikojmë dhe një përpjekje për të shtrirë ndikimin në sferën publike. Qëllimin e parë media e re e ka arritur në një masë shumë të madhe, tek qëllimi i dytë unë mendoj që më shumë ka krijuar mjegull ose kaos sesa që ka krijuar një ndikim të mirëfilltë”, tha ai.

Ai tha se raporti mes medias së re dhe mes lexuesit është një raport ku të dy palët janë munduar të mashtrojnë njëri- tjetrin. Ndërsa tha se mediat online do ta sforcojnë sferën publike vetëm atëherë kur të publikojnë lajme me interes.

Zejnullahu: Mediat online do ta sforcojnë sferën publike vetëm kur publikojnë lajme

Është shumë e qartë që mediat online do ta sforcojnë sferën publike kur thonë dhe kur të publikojnë vetëm lajme me interes edhe kur të ju mundësohet me thënë prej publikut me thënë diçka vetëm atyre që kanë për të thënë diçka serioze”, tha ai.

Kurse sipas, Sahadete Limani- Beqa, shefe në Departamentin e Gazetarisë në UP, thotë se përfundimi i këtij paneli ishte se mediat e reja vështirë dërgojnë deri tek ndryshimet shoqërore.

Limani: Mediat e reja vështirë që dërgojnë tek ndryshimet shoqërore

“Përfundimi i këtij paneli ishte se mediat e reja vështirë se dërgojnë deri tek ndryshimet shoqërore. Faktikisht ndryshimet sociale vetëm po ndodhin, ne po jemi dëshmitarë të asaj, por ne po i qasemi nga ajo pikëpamja më elitare emancipimi shoqëror”, tha ajo.

“Prishtina Media Days” është konferencë ndërkombëtare e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Organizatën SEMO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat