Beqiri: LDK gati për zgjedhje dhe fitore në çdo moment

Aktuale

Beqiri: LDK gati për zgjedhje dhe fitore në çdo moment

Nga: B.S Më: 4 maj 2017 Në ora: 21:16
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Ismet Beqiri, ka vazhduar edhe sonte takimet me qytetarët e Prishtinës

Shefi i Grupit Parlamentar dhe kryetari i degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka vazhduar edhe sonte takimet me qytetarët e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partia e tij është përherë e gatshme për zgjedhje.

Postimi i tij i plotë:

“Takime me qytetarët e Nëndegës të udhëhequr nga Shpend Bilalli dhe Nëndegët të udhëhequra nga Nazmi Beqiri dhe Arsim Gollaku. Takime mjaftë të mira, prezencë shumë e mirë. Biseduam për çështje të ndryshme, për kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme. LDK e Kodrës së Trimave, Prishtinës dhe Kosovës po dëshmon madhësinë dhe madhështinë e saj. Të gatshëm për zgjedhje dhe fitore në çdo moment”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat