Çun Lajçi thumbon Haradinajn: Komandant i Dukagjinit, tani Çakorrin e Kullën do ti votosh!

Aktuale

Çun Lajçi thumbon Haradinajn: Komandant i Dukagjinit, tani Çakorrin e Kullën do ti votosh!

Nga: P.R Më: 17 maj 2017 Në ora: 08:51
Çun Lajçi e Ramush Haradinaj

Aktori njohur shqiptar, Çun Lajçi, përmes disa vargjeve të postuara në faqen e tij në facebook, ka thumbuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili mbrëmë nënshkroi koalicion zgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës të Kadri Veselit.

“Tani Çakorrin e Kullën do ti votosh Ti e Unë po ia baj Gjamën qysh tash. Unë vertetë s'e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.  Ç'krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari”, ka shkruar Lajqi, përcjellë “Bota sot”.

Ja psotimi i plotë:

Unë artisti s'ta kam pas borxh dëshpërimin 
Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n'Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t'i lexova e pastaj gojarisht ta thash:
" kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza"por nuk e paske pas kuptue!
Tani Çakorrin e Kullën do ti votosh Ti e Unë po ia baj Gjamën qysh tash.
Unë vertetë s'e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku. 
Ç'krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari. 
A kështu paskan qenë edhe t'parët?
Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat