Hoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku

Aktuale

Hoxhaj dënon sulmin ndaj ambasadores Çitaku

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:44
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike siç u prezantua dhe e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës.

“Një sulm i tillë i ulët, kur Ambasadorja Çitaku po përfaqësonte shtetin e Kosovës në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill, në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit si ambasadorja Çitaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

 Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët kudo që janë jashtë Kosovës, të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre në mënyrë të civilizuar por gjithnjë duke pasur parasysh interesat e shtetit të Kosovës.

 Sulmi ndaj një përfaqësuesi diplomatik të akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm, thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat