Prej shumë vitesh në PDK, largohet për shkak të koalicionit me AAK-NISMËN

Aktuale

Prej shumë vitesh në PDK, largohet për shkak të koalicionit me AAK-NISMËN

Nga: G.B Më: 19 maj 2017 Në ora: 11:14
Ilustrim

Së fundmi PDK ka arritur koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

Kjo duket se ka sjellë pakënaqësi, e për këtë aktivisti i PDK-së Ragip Pergjegjaj e ka braktisur këtë parti pas shumë vitesh, përcjell Bota sot.

Ai ka dërguar një shkrim për media, ku ka treguar se arsyeja është koalicioni që PDK ka bërë AAK dhe Nismën.

Ky është shkrimi i tij:

Unë nuk e perkrahi kualicionin me AAK -në dhe Nismen. Si mund të rreshtohen krah për krah me ata që deri dje shanë, u grrithen fytyres dhe slan gur e dru pa sha e ba ba kunder nesh dhe tani të kërkojnë koalicion me PDK -në dhe të bashkpunojnë me ne.  Si është e mundur që deri dje, ose edhe më përpara gjatë dimrit tju merdhifet prapanica nen qadra me protesta e gas lotsjellës në parlament kunder institucioneve të shtetit e ku na qiten hijen e zezë në tër botë dhe sot të rreshtohen bashkarisht per kolltuqe. Ku qenka morali ne politikë, premtimet fallco, inskenimet dhe ndryshimi i orjentimeve politike qoft edhe gjys ore të vetme pa shku akrepat ne 12 ora të natës. Keni qarë me lot krokodili per kufi, të cilin do ta votoni, vetem gënjeshtrat i keni, mund të hezitoni vetem nese ju ka mbet naj livadh i blem anej gardhit. Po shihet sa keni qen të vendosur per fjalen e dhënë dhe interesat e shtetit. Partija Demokratike, ose naj individ i saj qe nga friga i mori keto vendime, asht po aq fajtor e ii dëmshëm dhe kapitullues dhe i cili ska tregu asnji pikë parimi që ju ofroj Kryeministrin pakices tu qen e sigurt se atyre po tju ofrosh kolltuqe do ti pranojn mejhere tu e pa egon e tyre për pushtet qysh nga fillimi. Këta do ta shkatrrojnë njëmij herë më shum vendin nga tkurrja e gjepave që u kan mbetë thatë këtyre viteve të fundit tu e pas parasysh se edhe haraqi asht zvoglue shum. Jan njëmilion arsye e arsyetime kunder kësaj tradhtije dhe shëmtije që ndodhi. Tu qen i bindur se fajë, në fund të fundit asht më i madh ne kreret e partisë sime të PDK -së, që i pranuan keta sharlatan shkatrrues të vendit dhe kjo len me kuptue se u harruan idealet për të cilat u luftue me gjak për me qlirue kët vend. Per këto arsye dhe tu qenë i bindur se ky kualicion është fatkeqsija e vendit tonë dhe i cili nuk do të jetë afatgjatë e përgjithmonë.  Unë Ragip Pergjegjaj i cili tash e 30 vite punova e luftova për idealet qlirimtare pa interes e pa korrupcion, ju njoftoj se e pushoj aktivitetin tim brenda PDK -së, plotësisht, duke qenë vetëm antarë i thjeshtë i saj por besnik i idealeve të lirisë dhe shqiptarisë në përgjithsi. Me respekt Ragip Pergjegjaj!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat