Mustafa: Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë

Aktuale

Mustafa: Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë

Nga: H.O. Më: 21 maj 2017 Në ora: 21:54

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosovës i duhet një qeverisje evropiane.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se populli e di se kush e pengoj liberalizimin dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj.

Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat