Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit terroristë në Londër, i cili ka shprehur keqardhjen e tij për këtë ngjarje.
Hoti ka shkruar në Facebook se ky është një sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit.
Postimi i plotë
Ndjej keqardhje të thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Londër. Ky është një sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit. Jam i bindur që Britania e Madhe si vatër e demokracisë dhe civilizimit perëndimor do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.