Kadri Veseli merr një goditje të rëndë në Drenas

Aktuale

Kadri Veseli merr një goditje të rëndë në Drenas

Nga: BOTA SOT Më: 8 qershor 2017 Në ora: 22:32
Kadri Veseli, Drenas

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një tubim në Drenas, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Kryetari i kësaj partie Kadri Veseli, ka thënë para qytetarëve se PDK ishte gjithmonë e para në këtë komunë.

“Në të gjitha zgjedhjet që prej themelimit, PDK-ja në Drenas ishte forca e parë politike si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në zgjedhjet qendrore….Në këto zgjedhje, për dallim prej 2014-ës, janë edhe tri gjenerata që do të votojnë për herë të parë. Unë jam i sigurt që orientimi i gjeneratave të reja është me Fillimin e Ri”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se qytetarët e Drenicës kanë vota mjaftueshme për PDK-në që t’i sjellë të gjithë kandidatët e Drenicës në Kuvend.

Mirëpo, salla prej nga Veseli ua drejtua drenicasve, sot nuk ishte e mbushur siç ishte dikur në kohën e ish-kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi.

Përkundër kapacitetit të ulëseve në palestrën e sportit në Poklek të Ri, në videon e siguruar nga “Bota sot”, shihet se Veseli megjithatë nuk ka arritur të mbush tërë sallën me simpatizantë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat