Retro/ Kur 60.000 shqiptarë me fotografitë e Rugovës u mblodhën për pavarësinë e Kosovës në Bonn

Aktuale

Retro/ Kur 60.000 shqiptarë me fotografitë e Rugovës u mblodhën për pavarësinë e Kosovës në Bonn

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 qershor 2017 Në ora: 06:07
Pamje nga video

Tetë rreshta e gjysmë shkruajti “Taz” për protestën e 60.000 shqiptarëve në sheshin Bonner Munsterplatz Gjermani, ndërsa ngjarja nuk ishte me vlerë për “FAZ”, “Süddeutschen Zeitung” dhe “Frankfurter Rundschau”, shkruante media kulturore gjermane “Die Zeit” gjatë 31 marsit 1995.

Protesta e së shtunës kishte qëllim njohjen e shtetit të Kosovës dhe fundin e sundimit serb, siç thonin ata. Protestuesit kërkonin të ishin të vëmendshëm. Në historinë e rrethinës së Bonnit, kjo ishte ndër protestat më të spikatura dhe që morën vëmendje. “Stop pastrimit etnik”. “Jo sllavizimit të atdheut tonë”. “Qëllimi i shqiptarëve është Europa pa kufi”. Këta ishin disa nga sloganet e shqiptarëve, të cilët brohorisnin emrin e presidentit të Republikës së Kosovës “Rugova, Rugova,” të një republike që nuk ekziston (njohja ndërkombëtare e Kosovës erdhi pas shpalljes së pavarësisë në 2008 - SHP, Fitim Dika).

Disa media tjera gjermane, si ajo lokale e qytetit Bonn, “General Anzeiger”, tregonte se numri 60.000 ishte shumë i madh dhe disa tjera tregonin se numri i protestuesve mund të ishte më i vogël. Por sido që të jetë, kjo protestë mund të ishte ndër të parat dhe më të mirëorganizuara të diasporës shqiptare në Gjermani. Bota filloi të fliste më zëshëm për Kosovën.

Në tubim kishte edhe përfaqësues nga partitë gjermane CDU dhe SPD, duke qenë ndër sinjalet e para se gjërat lëvizin drejt pavarësisë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat