Gazetat kryesore zvicerane: Ky është burgu që po mbahet i akuzuari për tentim sulmi me granatë ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”

Aktuale

Gazetat kryesore zvicerane: Ky është burgu që po mbahet i akuzuari për tentim sulmi me granatë ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”

Nga: Bota sot Më: 4 korrik 2017 Në ora: 13:10
Burgu i aeroportit të Cyrihut, në të cilin që nga 26 maji po mbahet i akuzuari për tentim sulmi me granatë ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”.

14 vite pasi redaksia e gazetës «Bota Sot» mori një pako me një granatë të prodhimit rus, autoritetet zvicerane kanë arrestuar një person dhe kanë ngritur aktakuzë kundër tij. Ai dyshohet të jetë i afërt me krerë të ish-UÇK-së.

Më 27 shtator 2002 në një postë të një lagjeje të Zürichut u dërgua një pako, mbi të cilën ishte shkruar se dërgesa ishte «zyrtare dhe konfidenciale». Si dërgues ishte shënuar adresa e një dyqani të verës në Adlisëil, një fshat afër Zürichut. Pakoja, siç shkruan gazeta «Tages Anzeiger», përmbante një shishe verë, por edhe diçka tepër të rrezikshme: një granatë të prodhimit rus me fuqi të madhe shpërthyese dhe të përgatitur për eksplodim. Kështu kishte njoftuar atëbotë gazeta «Bota Sot», të cilës pakoja i ishte dërguar në adresën e redaksisë në Zürich.

Pakoja, fatmirësisht, ishte hapur nga njëra anë dhe kështu ishte evituar prekja e mekanizmit që do të kishte shkaktuar shpërthimin e granatës dhe eventualisht lëndimin apo vrasjen e shumë njerëzve.

Lexo poashtu: Aktakuzë për sulmin me bombë ndaj "Bota sot”, paketa nga Oerlikon kishte një granatë të artit rus

Ngjarja e asaj dite ishte asfiksuar nga autoritetet zvicerane, për të filluar rishqyrtimin me 31 janar të këtij viti, pikërisht në momentin kur ra në pranga agresori.

Në 22 mars, Gjykata vendosi ta dërgojë në burg të dyshuarin, ndërsa nga 31 janari deri në 4 maj ai ndodhej në një paraburgim rajonal të Bernit.

Media zvicerane tagesanzeiger.ch shkruan se së pari ai ishte në kantonin e Bernës në hetim dhe siguri, pastaj ai u transferua në burgun e aeroportit të Cyrihut.

Në 5 maj Prokuroria ka dërguar aktakuzën drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda. Akuza kryesore është: "vrasje e shumëfishtë e mbetur në tentativë". Vrasja dallon nga deliktet e tjera të vdekjes sipas ligjit zviceran. Andaj këtu kemi edhe akuza tjera si “rrezikimin e jetëve njerëzore përmes lëndëve plasëse”, “përdorimin e gazrave toksik për qëllime kriminale” si dhe shkeljen e ligjit për armëmbajtje. Është akoma e paqartë nëse në aktakuzë përmendet termi “lëndë shpërthyese” ose “gaz toksik”.

Megjithatë pavarësisht korrektësisë ligjore, drejtësia ka informacione të duhura. Prokuroria nuk mund të dalë me deklaratë publike, për shkak se rasti është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bellinzona, e cila ka thënë vetëm: “Nuk ka informacione tjera specifike.”

Lexo poashtu: "20min": Ngritet aktakuzë ndaj njeriut që planifikoi sulm me bombë në redaksinë e gazetës “Bota sot” në Zvicër

Shumë lihet të kuptohet se rasti nuk ka prapavijë terroriste dhe që prapavija e saj lidhet me Ballkanin. Por prapaskenat të sulmit kanë mbetur të errta, sëpaku për publikun. Nga autoritetet nuk pritet ndonjë deklaratë shtesë përpara fillimit të procesit. Atëherë Gjykata do publikojë aktakuzën.

Heshtje për të involvuarit

Prokuroria ka vendosur që palët të prekura nga rasti të heshtin deri në përfundim të procesit. As edhe të rrethi privat ata nuk tolerohen të flasin për aktakuzën. Kjo vlen për muaj, mbase edhe për vite derisa çështja të përfundojë në Gjykatë.

Lexo poashtu: Granatë dore e paketuar si dhuratë vëne: Padi për vrasje të mbetur në tentativë

Dhe ata nuk mund të sqarojnë asgjë publikisht, që mbase është një sulm i fuqishëm kundër lirisë themelore të fjalës.

Në tre burgje

Tani dihet itinerari i arrestimit të agresorit. Në fund të janarit ai u dërguar në paraburgim 93 ditor në Bern. Për rreth tre muaj gjykatësit e shqyrtuan lëndën e tij. Në 11 maj Gjykata e Bernit vendosi që ai të dërgohet nga paraburgimi në burgim për shkak të akuzës penale “vrasjes së shumëfishtë të mbetur në tentativë.” Më pas i akuzuari u dërgua në burgun rajonal në Burgdorf, ndërsa nga 26 maji me kërkesë edhe të Prokurorisë u dërgua në burgun e aeroportit të Cyrihut. Kjo për arsye sigurie.

I akuzuari ndodhet në burg deri në 5 gusht 2017. Kjo sipas trupës gjykuese, mund të zgjatet. Por pikërisht në gusht pritet që Gjykata të jep  vendim për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat