Flasin Policia dhe familjarët për rrethimin e shtëpisë së Sylejmanit, i përfshirë në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati

Aktuale

Flasin Policia dhe familjarët për rrethimin e shtëpisë së Sylejmanit, i përfshirë në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati

Nga: Bota sot Më: 5 korrik 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

(E plotësuar) - Sot u raportuar se pjesëtarë të EULEX-it dhe forca të Policisë së Kosovës e kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, i dyshuar për vrasje të pasluftës, përfshirë në rastin e vrasjes së gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastrati.

Por, lajmin e ka demantuar për gazetën “Bota sot”, vëllai i Agronit, Driton Sylejmani.

“Nuk është e vërtetë që është rrethuar shtëpia. Nuk e di nga ka ardhur ky lajm. Unë jam në shtëpi, këtu nuk ka as policë as pjesëtarë të EULEX-it”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërsa, të kontaktuar nga gazeta, nga Policia e Kosovës kanë thënë se për këtë çështje mund të japë detaje vetëm EULEX.

“Bota sot” ka tentuar të marrë përgjigje nga EULEX, por që ende nuk kanë kthyer./BS/

EULEX dhe policia e Kosovës kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, i përfshirë në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati

Policë të EULEX'it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, të kamufluar me maska kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit sot në orët e mëngjesit.

Aksioni në fjalë është konfirmuar për Express nga zyrtarë të PK’së, por sipas tyre detaje shtesë mund të japë vetëm EULEX. 

Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK'së Imer Imeri në nëntor të vitit 1999. Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Haki Imeri i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë  të UÇK'së. 

Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK'ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit të gazetës kombëtare "Bota sot" Bekim Kastrati.

Image
Bekim Kastrati, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot'

Djali i të ndjerit, Haki Imeri, Kastrioti, kishte treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, kishte pohuar Kastriot Imeri.

Ndryshe, aksioni i sotëm policor ka ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale e cila pritet të merret edhe disa raste të vrasjeve që konsiderohen të motivuara politikisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat