Selmanaj: Lista Serbe në Qeverinë Haradinaj pa asnjë kusht

Aktuale

Selmanaj: Lista Serbe në Qeverinë Haradinaj pa asnjë kusht

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 12:20
Rasim Selmanaj

Lista Serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë do të jenë në Qeverinë Haradinaj, porse këto grupe minoritare të Kosovës nuk po përfshihen në qeverisje me ndonjë kusht, ka thënë deputeti i zgjedhur i AAK-së dhe ish kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Selmanaj këto komente i ka bërë menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së në selinë e partisë në Prishtinë.

Ai, në një prononcim të shkurtër për media, ka shtuar se tashmë është gjë e ditur që koalicioni PAN i ka votat për formimin e Qeverisë dhe se këtë do ta shohin të gjithë ditën kur do të votohet formacioni i ri qeverisës në Parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat