Mbahet mbledhja e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues

Aktuale

Mbahet mbledhja e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 14:25
Mbledhja e e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi mori sot pjesë në mbledhjen e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues.

Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar raportet një vjeçare të punës së udhëheqësve të lartë , të përgatitura në bazë të rregullores 06/2012 për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Kosovës.

Këshilli po ashtu, bazuar në nenin 22 pika 1 të kësaj rregulloreje, miratoi vlerësimin e punës si dhe nxori rekomandime për disa nga udhëheqësit në pozita të larta drejtuese.

Propozimet do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat