Kelmendi: AAK provoi të më kontrabandoj për votë

Aktuale

Kelmendi: AAK provoi të më kontrabandoj për votë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 20:13
Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi, në emisionin InfoBox, ka thënë se ka marrë telefonata përmes të cilave është tentuar që të kontrabandohet vota e tij për koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Kelmendi madje pranoi se një telefonatë e tillë i ka ardhur nga AAK. Ndërsa, shtoi se jashtë palëve të implikuar drejtpërdrejt, ka pasë edhe një telefonatë shantazhuese.

“Ka pasë përpjekje që të bisedojmë dhe ndoshta kam pasë edhe bisedë tjetër telefonike me dikë tjetër që s’ka qenë i implikuar drejtpërdrejtë, duke më treguar që ti ke firmë e mund të kem konsekuenca. Po, ka një shantazh”, tha ai. “Dikush mendon se shantazhi ndaj firmës time, më ‘disiplinon’ që unë ta votoj dikën. Më parë e zgjedh azilin politik, sesa të tradhtoj”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat