Kusari-Lila: Qeverinë e bën Vetëvendosja dhe LAA

Aktuale

Kusari-Lila: Qeverinë e bën Vetëvendosja dhe LAA

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 00:25
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicioni kundërshtar që është edhe fituesi i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, do të ketë një përpjekje dështuar për krijimin e Qeverisë.

Sipas saj, Qeverinë do ta krijojë koalicioni ku edhe ajo bën pjesë, LDK-AKR-Alternativa, dhe Lëvizja Vetëvendosja.

“Jam shumë e sigurt që Qeverinë do ta bëjë LAA dhe Vetëvendosja. Presidenti ka për obligim që të jetë faktor uniteti, që ndikon në qëndrueshmërinë e institucioneve të tjera”, ka thënëa jo. “Nëse kemi objektiv që të shtyjmë një program qeverisë të mirëfilltë, do të vijë dhe pajtimi për pozitën e kryeministrit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat