Jahjaga në Samitin e Lidershipit të Grave

Aktuale

Jahjaga në Samitin e Lidershipit të Grave

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:41
Ish-presidentja e Kosovës në mesin e pjesëmarrëseve të Samitit të Lidershipit të Grave

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Samitin e Lidershipit të Grave, që u mbajt këtë javë në Qendrën e Fondacionit Rockefeller në Bellagio të Italisë.

Jahjaga ka njoftuar se gjatë samitit është diskutuar mbi mundësitë për t’i bërë gratë pjesë të proceseve vendimarrëse në zgjidhjen e sfidave globale si zhvillimi ekonomik, siguria humane, dhe ndryshimet klimatike.

“U zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të samitit me bindjen që së bashku mund të krijojmë një platformë ku do të dëgjohet zëri i më shumë grave lidere”, ka shkruar ish-presidentja në profilin e saj në “Facebook”.

Në kuadër të Samitit, Atifete Jahjaga ka qenë pjesë e një paneli të diskutimit, ku ka folur për lidershipin e mirë dhe liderët transformativë.

Pjesë e këtij paneli ishin edhe Joyce Banda, ish-presidentja e Malavit, dhe Halla Tomasdottir, kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale në Islandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat