Haradinaj takohet me Edi Ramën, flasin edhe për krijimi e institucioneve

Aktuale

Haradinaj takohet me Edi Ramën, flasin edhe për krijimi e institucioneve

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 19:44
Ramush Haradinaj me gruan dhe Edi Rama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati i PAN'it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ëshë takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Këtë takim e ka konfirmuar partia e Haradinajt.

Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotogarfi.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN'it, Haradinaj dhe Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se  nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat