Shqiptarja filmoi ndalimin e të dyshuarin në sulmin e Barcelonës

Aktuale

Shqiptarja filmoi ndalimin e të dyshuarin në sulmin e Barcelonës

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 10:32
Dëshmitarja që e ka filmuar këtë video dhe shume turistë të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.

Një shqiptare punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka dëshmuar të gjithë ngjarjen madje dhe momentin e arrestimit të të dyshuarit.

Dëshmitarja që e ka filmuar këtë video dhe shume turistë të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.

Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Madrid i bëri thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin shëtitoren e Las Ramblas në Barcelonë ku pasditen e së enjtes ndodhi sulmi terrorist si dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ministria e Jashtme bën me dije se nuk ka informacione për viktima shqiptare. Ministri Bushati dënoi këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin me popullin spanjoll dhe ngushëllimet familjeve të viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat