Ja kush janë kandidatë për kryetarë të komunave

Aktuale

Ja kush janë kandidatë për kryetarë të komunave

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 22:41
Ilustrim

Zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor do ta zgjedhin kryetarin dhe asambletë komunale.

Pothuajse të gjitha partitë politike kanë kandiduar kandidatët e tyre për kryetarë ndërsa priten gara interesante në të gjitha komunat e Kosovës.

Garë më e nxehtë pritet që të jetë në kryeqytet ku kryetari aktual Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje do të ketë përballë Arban Abrashin nga LDK, ministër i deritashëm i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Lirak Çelaj nga PDK, Arbër Vllahiun nga AAK, Shyqeri Bytyqin nga Nisma si dhe Rifat Deri nga Alternativa.

Nxehtë do të jetë edhe në Prizren ku PDK garon me Shaqir Toajn, LDK me Hatim Baxhakun, Vetëvendosje me Mytaher Haskukën dhe Nisma me Zafir Berishën.

Njëjtë do të jetë edhe në Gjilan ku kryetari aktual Lufti Haziri kundërkandidatë i ka Zenun Pajazitin e PDK-së, nënkryetarin e tij FRexhep Kadriun nga AAK dhe Sami Kurteshin e VV-së.

Edhe në Ferizaj Muharrem Sfarqa ka përballë Agim Aliun e PDK-së, Faton Topallin e VV-së dhe Xhavit Zariqin nga AAK-ja.

 Më poshtë janë shumica e emrave që do të kandidojnë për kryetarë të komunave të Kosovës.

Prishtinë:

Shpend Ahmeti - Vetëvendosje

Arban Abrashi- LDK

Lirak Çelaj PDK

Arbër Vllahiu AAK

Shyqeri Bytyqi Nisma

Rifat Deri Alternativa

 

 Prizren:

 Shaqir Totaj -PDK

Mytaher Haskuka -VV

 Hatim Baxhaku- LDK

Zafir Berisha -Nisma

 

 Mitrovicë:

 

Valdete Idrizi PDK

 Fehmi Ferati VV

Safet Kamberi LDK

Agim Bahtiri AKR

Qazim Shala Nisma

 

 Gjakovë:

Ardian Gjini AAK

 Hajdar Beqa PDK

Driton Çaushi VV

Bekim Ermeni LDK

Mimoza Kusari-Lila-Alternativa

 Njazi Hoxha Nisma

 

Pejë:

 Sabiha Shala PDK

Gazmend Muhaxheri LDK

Vetëvendosje Bashkim Nurboja

AAK-Fatmir Gashi

Nisma Sali Kelmendi

Ferizaj:

 Agim Aliu-PDK

 LDK Muharrem Sfarqa

AAK Xhavit Zariqi

VV Faton Topalli

AKR Amir Rexhepi

 Besnik Berisha Nisma

 

 Gjilan:

 Lutfi Haziri LDK

Zenun Pajaziti PDK

Rexhep Kadriu AAK

Anila Kastrati Nisma

Sami Kurteshi VV

 

 Klinë:

 Sokol Bashota PDK

LDK-Besim Hoti

 Ibër Elezaj VV

 Nezir Gashi Nisma

 

 

Rahovec:

  Idriz Vehapi PDK

 Ibrahim Kryeziu LDK

Smajl Latifi AAK

 Visar Korenica-VV

 

 

Drenas:

Ramiz Lladrovci-PDK

 Isa Xhemajlaj-Nisma

 Shemsi Elezi -Vetëvendosje

 

Lipjan:

 Ismet Hajrullahu PDK

Imri Ahmeti LDK

 Heset Sahiti Nisma

 Selatin Retkoceri VV

 

 

Suharekë:

 Sali Asllanaj LDK Blerim Xhemajli PDK

AAK Bali Muharremaj

Vetëvendosje Sali Zyba

 Kadri Balaj Nisma

 Obiliq:

 

Xhafer Gashi AAK

Mehmet Krasniqi LDK

Nysret Kelmendi PDK

Mexhit Krasniqi Nisma

 Aziz Bici Vetëvendosje

 

 Fushë Kosovë:

 Burim Berisha LDK

  Adem Zogiani  PDK

Avni Zogiani-VV

Podujevë:

 Agim Veliu LDK

Hajredin Hyseni PDK

Fatmir Humolli AAK

Ajet Potera Vetëvendosje

Xhemajl Hasani Nisma

 

 

Kamenicë:

 Emin Krasniqi PDK

 Shaip Surdulli LDK

 Albert Sermaxhaj Nisma

 Fatmir Matoshi AKR

Kaçanik:

 Besim Ilazi PDK

 Basri Kodra VV

Agim Çaka Nisma

 Shkelqim Jakupi LDK

 

Shtime:

 

Naim Ismajli PDK

Ruzhdi Jashari Vetëvendosje

Selim Shabani LDK

 

 

Istog:

Haki Rugova LDK

Beqir Sadikaj PDK

 Agron Avdiaj Vetëvendosje

 

 

 

 

Viti:

 Sokol Haliti LDK

Sali Salihu Vetëvendosje

Besim Halimi PDK

 

 Vushtrri:

 

 Ferit Idrizi PDK

Xhafer Tahiri LDK

Besim Muzaqi Vetëvendosje

Nasuf Aliu AKR

Avdullah Vojvoda Nisma

 

 

 

Malishevë:

Ragip Begaj Nisma

 Mursel Gashi  PDK

Adem Berisha Vetëvendosje

Sami Kafexholli LDK

 

 Deçan:

 

Bashkim Ramosaj AAK

Blerand Kadrijaj PDK

 Zekë Sinanaj VV

Mal Lokaj LDK

 Shkodran Imeraj Nisma

 

Skënderaj:

Bekim Jashari i pavarur

Isa Fejzullahu LDK

Musa Dervishaj AKR

 

 

Junik:

 Agron Kuqi AAK

Tahir Isufaj LDK

 Fatos Shala PDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat