Haradinaj: Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt

Aktuale

Haradinaj: Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 17:51
Ramush Haradinaj

Sulmin ndaj gruas së ministrit në detyrë Blerand Stavileci, Vitore Metaj Stavileci sot në Prishtinë e ka dënuar edhe kanddiati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj.

Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se kryerësit e këtij akti të shëmtuar duhet të kapen menjëherë dhe se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj. Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.

Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat