Zyrtari i AKR-së tregon kush e ka përsipër marrëveshjen me Listën Serbe

Aktuale

Zyrtari i AKR-së tregon kush e ka përsipër marrëveshjen me Listën Serbe

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 16:25
Nënshkrimi i koalicionit PAN-AKR

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, thotë se i takon koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA që të bëjnë marrëveshjen me Listën Serbe për krijimin e institucioneve të reja në bashkëqeverisje PAN-AKR dhe minoritetet.

“PAN-i do të duhej të sqarohej me ta. Nuk është çështje e jona”, tha anëtari i kryesisë së AKR-së.

Matoshi tha se nuk është në dijeni për takime apo kërkesa të reja të Listës Serbe, siç u raportua të mërkurën.

“Unë, të paktën për vete nuk jam në dijeni, por besoj se ata [PAN] i kanë rregullu këto çështje me kohë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, një portal i afërt me AKR-në e cila të hënën arriti marrëveshje me PAN-in për krijimin e institucioneve të reja me shef të ekzekutivit Ramush Haradinajn, ka raportuar sot se Lista Serbe po provon tash ta bllokojë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

Portali në fjalë, duke u thirrur në burimet e veta shkruan se ka mësuar se paritë serbe të përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Kosovës janë duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PAN-AKR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat