Kamberi i reagon Bahtirit: Minatorët mohuan se kërkuan të lidhen koalicione

Aktuale

Kamberi i reagon Bahtirit: Minatorët mohuan se kërkuan të lidhen koalicione

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 08:37
Safet Kamberi

Kandidati i LDK-së, për Kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi ka reaguar ndaj deklarimeve të Agim Bahtirit të AKR-së, i cili dje në Info Magazine të Klan Kosova tha se marrëveshja e subjektit që ai përfaqëson bëri koalicion me PAN pasi minatorët kërkuan një gjë të tillë.

”Sot ndëgjova se personazhi më komik i politikës shqiptare dhe jo vetëm paska tentuar ta arsyetoj veprimin e tij politik duke abuzuar me minatorët e Trepçës”, është shprehur Kamberi në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje në reagimin e tij Kamberi ka shtuar se deklarimet e Bahtirit nuk qëndrojnë duke i arsyetuar ato me një bisedë të tij pikërisht me përfaqësues të sindikatës së minatorëve që të cilët sipas tij kanë mohuar se janë përfshirë në çështjet e caktuara politike përkatësisht në lidhjen e koalicionit PAN – AKR.

”Unë sapo bisedova me disa përfaqësues të sindikatës së minatorëve të cilët mohuan se ata kanë kërkuar të lidhen koalicione politike apo të ndërmerren veprime të caktuara politike. Nuk ka lutje, mashtrim e as mrekulli që mund ta ringjall atë që ka hy në tabut”, përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat