Krasniqi tregon pse PANA nuk mori pjesë në seancë

Aktuale

Krasniqi tregon pse PANA nuk mori pjesë në seancë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 11:52
Memli Krasniqi

Koalicioni PAN nuk ishin prezent sot në seancën të cilën vetë e kishin thirrur për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Parlamentit të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se cila ishte arsyeja që ata nuk morën pjesë në këtë seancë.

“Ne ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë, që ishin vonuar për seancë, dy nga PDK, një nga AAK dhe një nga NISMA”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij ishte çështje teknike e gjithë mungesa e tyre. “Kryesuesi i seancës e shtyuu vazhdimin e seancës pa u konsultuar fare. Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë nga ky moment”, ka përfunduar Krasniqi.

Duhet përkujtuar që kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka shtyrë seancën për kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit për në orën 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat