Abdixhiku: Shantazhet për pazare të ulëta me tyxharë, sekserë e Beograd vazhdojnë

Aktuale

Abdixhiku: Shantazhet për pazare të ulëta me tyxharë, sekserë e Beograd vazhdojnë

Nga: Bota Sot Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:10
Lumir Abdixhiku

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se mungesa e koalicionit PANA në seancë, është shenjë se “shantazhet për pazare të ulëta me tyxharë, sekserë e Beograd vazhdojnë”, përcjell Bota sot.

“Thirrin seancë e s’vijnë vet. Shenjë se shantazhet për pazare të ulëta me tyxharë, sekserë e Beograd vazhdojnë. Mjerim për Republikën”, ka shkruar ai në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat