Sejdiu: Ndërprerja e seancës – pazarllëk

Aktuale

Sejdiu: Ndërprerja e seancës – pazarllëk

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:55
Deputeti Dardan Sejdiu

Deputeti Dardan Sejdiu ka thënë se ndërprerja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për të shtatën herë me radhë vjen nga njerëz me sjellje tyxharësh.

Ai ka deklaruar se qeveria që mund të krijohet, duke u nisur nga vet zhvillimet që cuan në krijimin e koalicionit, do të jetë e dobët dhe e varur nga Serbia.

“Kjo më ngjau në kërkesën e dy orëve për drekë nga Enver Hoxhaj. Ky është pazarllëk, sjellje e tyxharëve, që mundohen të mos e lejojnë ndryshimin të ndodhë në Kosovë”.

“Një qeveri që varet nga votat e Listës Serbe është e tillë që secilin ligj duhet ta cojë në Beograd dhe e kushtëzuar që të flasë me të për të gjitha temat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat