Frashër Krasniqi: Për interesat e Haradinajt e Veselit, Kosova po mbetet në duart e Serbisë

Aktuale

Frashër Krasniqi: Për interesat e Haradinajt e Veselit, Kosova po mbetet në duart e Serbisë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 13:22
Frashër Krasniqi

Pas mungesës së deputetëve të koalicionit PAN në seancës e paraparë të mbahet sot në ora 11:00, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për interesat e Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit, Kosova po mbetet në duart e Serbisë.

“Situata është shumë e thjeshtë. Veç për me e bë Ramushin kryeministër e Veselin kryeparlamentar, janë duke e lënë Kosovën në duart e Serbisë”, ka thënë Krasniqi.

Igor Simic, deputet i Listes Serbe,  pak para fillimit të seancës tha se do të ketë konsultim me Aleksandër Vuciq dhe Marko Gjuriq, për të parë nëse do e mbështesin këtë qeveri apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat