SHPQK: Ministria e Bujqësisë të mos udhëhiqet nga minoritetet

Aktuale

SHPQK: Ministria e Bujqësisë të mos udhëhiqet nga minoritetet

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 14:51
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK)

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) të udhëhiqet nga pakicat dhe kërkon që ky vendim të rishikohet.

“Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ndarjet e dikastereve ministrore, ne si Shoqata të Prodhuesve dhe Përpunuese të Qumështit jemi të brengosur që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural t’i ndahet apo të udhëhiqet nga minoritetet”, thuhet në reagim.

Duke pasur parasysh rëndësinë vitale të këtij sektori për zhvillimin ekonomik, SHPQK kërkon që ky vendim të shqyrtohet edhe një herë.

“Kjo brengë është prezent te fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit të qumështit, të cilët këtë e kanë adresuar te ne si përfaqësues të tyre. Ne si prodhues dhe përpunues të qumështit kërkojmë që  kjo pakënaqësi e jona të merret parasysh nga organet kompetente”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat