Thaçi u bën thirrje deputetëve për bashkëpunim në temat strategjike për Kosovën

Aktuale

Thaçi u bën thirrje deputetëve për bashkëpunim në temat strategjike për Kosovën

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:18
Kadri Veselinsot u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar ish-bashkëpartiakun e tij, Kadri Veselin, për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjen e Veselit - tani kryetar të ish-partisë që drejtoi ai vjet më parë – dhe të nënkryetarëve të Parlamentit, Thaçi ka thënë se është lajm i mirë dhe hap i domosdoshëm për Kosovën.

“Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend. Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat