Tahiri: Qeveria e re do të jetë e brishtë, duhet të kemi zgjedhje të reja

Aktuale

Tahiri: Qeveria e re do të jetë e brishtë, duhet të kemi zgjedhje të reja

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 21:00
Ramush Tahiri

Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se ka qenë e panevojshme vonesa në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi që procedura, ligji, si dhe Kushtetuta e Kosovës, janë shumë të qarta.

“Votimi është formal për të zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. E drejt e propozimit është e drejtë kushtetuese që nuk hiqet dhe në këtë bazë ka qenë plotësisht e pa arsyeshme qëndrimi i PAN-it, që nuk i jepte propozimet. Anë legale për zvarritje nuk ka, anë politike po”, është shprehur Tahiri në RTK.

Ai ka thënë se PAN duket se i ka siguruar numrat për qeverinë.

Tahiri ka theksuar se edhe pse qeveria mund të ketë 61 apo 63 vota, e plotëson kushtin për të qenë qeveri.

“Është një konglomerat i partive në koalicionin qeverisës. Do të shohim si janë ndarë postet ministrore”, ka thënë ai.

Tahiri ka parashikuar se kjo qeveri do të jetë e brishtë.

“Pacolli me pak deputetë do të ketë pushtet më shumë, kurse Lista Serbe ka 10 deputetë dhe do të ketë vetëm tri ministri, pra këtu është vlerësimi se serbët janë qytetarë të dorës së dytë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, më e mirë do të ishte që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi që do të kemi profilizim të partive.

“Pra juridikisht është në rregull, por opozita ka shumë deputetë dhe kur të dojë mund të kenë mocion për rrëzimin e qeverisë”, ka theksuar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat