Selimi: Vuçiqi e di nëse do të kemi Qeveri të shtunën

Aktuale

Selimi: Vuçiqi e di nëse do të kemi Qeveri të shtunën

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 21:21
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke komentuar mundësinë e formimit të Qeverisë së Kosovës të shtunën, ka thënë se as koalicioni PAN nuk e di nëse kjo do të ndodhë.

“Lista Serbe do ta përcaktojë nëse do ta votojë  Qeverinë Haradinaj apo jo”,  tha Selimi në “Rrokum Roll”.

Selimi ka thënë se as PAN-i nuk e di se a do të ketë qeveri të shtunën. “Këtë e di vetëm Vuçiqi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat