PDK: Do ta mbështesim secilin propozim të Haradinajt për demarkacionin

Aktuale

PDK: Do ta mbështesim secilin propozim të Haradinajt për demarkacionin

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Mandatari për kryeministër nga koalicioni PANA (PDK, AAK, Nisma, AKR), Ramush Haradinaj ka thënë sot se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr dhe Kullë, duke treguar kështu se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit me shtetin fqinj.

Në anën tjetër, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur sot pikërisht për demarkacionin dhe dallimet e mëparshme me Haradinajn dhe AAK-në.

“Nuk mund t’ju them se cila do të jetë qasja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe qeveria e re do duhej ta adresonte”, ka thënë ai.

Sipas tij, çdo qasje e Haradinajt do ta ketë mbështetjen e PDK-së.

“Kam besim të plotë që Haradinaj, si lider që është, do të dalë me propozim konkret dhe PDK do ta ofrojë një zgjidhje”, ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat