Arrestohet 1 serb dhe 1 shqiptar, nxisnin shqiptarët drejt Hungarisë

Aktuale

Arrestohet 1 serb dhe 1 shqiptar, nxisnin shqiptarët drejt Hungarisë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 23:44
Foto nga stacioni i autobusëve në Prishtinë

Në Prishtinë dhe në veri të Kosovës janë arrestuar dy persona, njëri shqiptar dhe tjetri serb me shtetësi të huaj.  Të dy personat janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës  duke nxitur dhe kryer trafikim me emigrantë.

Njëri nga të arrestuarit është serbi me inicialet D.P. Ai u kap në Leposavic, dhe këtë e konfirmon Prokuroria dhe Policia e shtetit.

Arrestimet i ka konfirmuar Policia e Kosovës në Mitrovicë, të cilët nuk kanë dhënë detaje por kanë bërë të ditur se informacioni për arrestime është i saktë.

Për këtë veprimtari, Policia e Kosovës kishte nisur hetimet menjëherë pas raportimeve për një rritje të ndjeshme të qytetarëve që duan të dalin në Hungari përmes Serbisë.

Ndërkaq, kjo nxitje e fluksit të emigrantëve, dyshohet se ka të bëjë më shumë me trafikantët e emigrantëve të cilët nga Kosova përmes Serbisë dalin në Hungari, prej nga vazhdohet në kahje të Austrisë dhe Gjermanisë, konfirmojnë burimet.

“Një emigrant për këto shërbime vetëm deri në Hungari raportohet se kanë paguar deri në 2000 euro, prej të cilëve pastaj rritet shuma e pagesës, kur dalin në Hungari prej shumave deri në 1800 euro të tjera për të arritur deri në Vjenë, përshmebull, ose në Budapest”, tregon tutje burimi.

Ndërkohë mësohet se trafikimi i emigrantëve tashmë po eskivon rrugët publike, si hekurudhat dhe stacionet e autobusëve, por është më shumë duke u përdorur transporti rrugor me vetura, që ju ndihmon të mos shfaqen nëpër vendet publike, të cilat tashmë janë duke u kontrolluar shumë më rreptësisht nga policitë e vendeve të BE’së.

Por, sipas informacioneve të marra, shumica e këtyre viktimave të trafikimit, përfshire edhe ata nga Kosova, zakonisht përfundojnë deri në Hungari ku mashtrohen dhe ju merren paratë, për t’u kthyer pastaj në Kosovë. Ata që arrijnë të dalin në Hungari, shumica prej tyre kapen në vendet e tjera, ku ju merren paratë, futen në kampe strehusese dhe menjëherë kthehen për Kosovë.

“Viktimat e trafikimit për emigrim në Europë, rrallë herë arrijnë në destinacionin e dëshiruar, ata zhvaten rrugës, ju merren paratë, për transporte të shtrenjta dhe në fund kapen, për tu kthyer nga kanë ardhur”, përfundon burimi brenda MPB’së.

NDryshe, deri tash janë arrestuar shumë persona për trafikim me emigrantë. Vetëm dy vitet e fundit janë arrestuar mbi 20 persona, kryesisht shtetas të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat