“Haradinaj desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit, e tash ministrin e tij…”

Aktuale

“Haradinaj desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit, e tash ministrin e tij…”

Nga: BOTA SOT Më: 14 shtator 2017 Në ora: 17:45
Ramush Haradinaj

Anëtari i LDK-së dhe ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka komentuar për situatën lidhur me ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar shqiptarët në Prishtinë në vitin 1999.

Gecaj në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri Ramush Haradinaj, duhet të suspendojë Rikalon, derisa organet e drejtësisë të thonë fjalën e tyre, përcjell Bota sot.

Ai ka kujtuar kohën kur Haradinaj “desh e kalli Kosovën” për deklaratën e Aleksandar Jabllanoviqit, ndërsa tani, sipas Gecaj, Haradinaj duhet të tregojë trimërinë e tij.

Më poshtë reagimi I plotë:

Nëse gjykatat do të vërtetonin atë që po e dëgjojmë nga mediat për Ministrin Rikallo, diskutimi për shkarkimin e tij do të ishte i pakuptimtë, pasi që në një rast të tillë ai do të kualifikohej si kriminel lufte. Më e pakta që mund të bëj Kryeministri Haradinaj do të ishte, në këtë rast, suspendimi i tij deri sa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre. Mos të harrojmë se dikurë z. Haradinaj, me "opozitën e bashkuar", desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit (edhe pse e papranueshme). Për shumë më pak, Kryeministri Mustafa shkarkoj tre ministra serb. Të na provoj tani z. Haradinaj trimërinë dhe mos-varshmërinë e tij nga Beogradi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat