Pacolli kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Pacolli kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 21:17
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se përfshirja e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vështirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“Përfshirja e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme

Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vështirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve.  Andaj, përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët”, (sic), ka shkruar Pacolli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat