Driton Selmanaj: Kam menduar se Haradinaj nuk ikë! E keni çoroditur parlamentin!

Aktuale

Driton Selmanaj: Kam menduar se Haradinaj nuk ikë! E keni çoroditur parlamentin!

Nga: Bota sot Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:27
Driton Selmanaj

Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës. Ai në fjalimin e tij në Kuvend, ka thënë se kjo qeveri e ka “çoroditur” paralamentarizmin, përcjell Bota sot.

Selmanaj ka thënë se kishte menduar se kryeministri Ramush Haradinaj, nuk do të ikte nga seanca, mirëpo tani, sipas tij, “doli se edhe ai është njësoj si të tjerët”

"A keni parë diku në demokracitë perëndimore, ku qeveria dhe shumica ikin nga Kuvendi? E keni çoroditur parlamentarizmit, e keni çoroditur jetën parlamentare. Mosni ju lutem, të shpëtojmë atë që mund ta shpëtojmë", ka thënë ai.

Selmanaj poashtu i ka thënë kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli që të mësojë rregulloren e Kuvendit.

Ai e ka këshilluar Veselin që të angazhojë këshilltarë ndonëse sipas tij ka angazhuar mjaft./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat