Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Daradan Molliqa,j ka kërkuar nga qeveria aktuale të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit të Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim.
“Pres nga kjo qeveria që brenda një jave të vij një komision ndërkombëtar për të hetuar rastin e Astrit Deharit”, tha Molliqaj.
Ai tha se përkundër faktit që Kuvendi i Republikës ka marrë nje vendim që të ketë një hulumtim të jashtëm, qeveria e kaluar nuk e përdori një vendim të Kuvendit.
Ai tha arrestimi i aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit është i montuar politikisht, dhe sipas tij edhe të dhënat e forenzikës e tregojnë se të akuzuarit nuk kanë qenë të përfshirë në këtë sulm.