Arrestohet autori i sulmit, ky është personi që e sulmoi Vehbi Kajtazin

Aktuale

Arrestohet autori i sulmit, ky është personi që e sulmoi Vehbi Kajtazin

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:15
Vehbi Kajtazi

Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Gazetari Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar.

Në Polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas ngjarjes nga e cila Kajtazi mbeti i përgjakur në 
fytyrë.

Pjesëtarët e Policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi,. 

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë në të njëjtën tryezë me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi. 

Vehbi Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar. 

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat