Zbutja e dënimit ndaj Sekiraqës, për çfarë ishte dënuar

Aktuale

Zbutja e dënimit ndaj Sekiraqës, për çfarë ishte dënuar

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:26
Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Sekiraqa ishte akuzuar për tri vepra penale, derisa akuza kryesore është akuza e parë: Nxitje për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Prokurori Andrew Carney e kishte akuzuar Enver Sekiraçën për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-s në Prishtinë.

Sekiraça akuzohej se kishte nxitur Arben Berishën për të kryer vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.

Për vrasjen e Rizës është i dënuar Arben Berisha me 30 vjet burgim. Me burgim janë dënuar edhe dy persona tjerë.

Sekiraça ishte dorëzuar në vitin 2012 pas disa vjet qëndrimi në arrati. Ai ka vuajtur një dënim për një incident me policë në Ferizaj, të cilët janë të dënuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë. Cak i shpërthimit që la dy të vdekur, ishte Sekiraça.

Në vitin 2005 në Sëiss Casino kishte ndodhur një përleshje mes Enver Sekiraqës dhe Triumf Rizës. Atë kohë Triumf Riza kishte filluar takime intime me këngëtaren, Adelina Ismajli. Triumf Riza ishte në dijeni se Adelina Ismajli ishte e dashura e Enver Sekiraçes. Kjo kishte përshpejtuar konfliktin ndërmjet Enver Sekiraçës dhe Triumf Rizës.

Në Swiss Casino në Prishtinë, Triumf Riza dhe një koleg i tij, polic me emrin Arben Selmani, ishin fjalosur me Sekiraçën dhe anëtarë të grupit të tij. Fjalosja kishte dalë jashtë kontrollit dhe kishin filluar të ziheshin me njëri-tjetrin, duke përfunduar në një shkëmbim zjarri dhe u lënduan Arben Selmani dhe një anëtar i grupit të Enver Sekiraçës i quajtur Valdrin Gashi i cili ishte prezent.

Pas incidentit të shkëmbimit të zjarrit ishin ndërmor disa procedura kundër Enver Sekiraçës dhe kishte përfunduar në burg.

Më 30 gusht 2007 ishte vrarë Triumf Riza. Pas vrasjes së Triumf Rizës, Besnik Hasani  i kishte ofruar mbrojtje Adelina Ismajlit dhe familjes së saj. Besnik Hasani dhe disa shokë të tij, konkretisht Shpend Qerimi, Nysret Cena dhe Bejtullah Mehmetyi, sipas Prokurorisë, frekuentonin shtëpinë e Mona dhe Adelina Ismajlit.

Sekuraça është dorëzuar dy vjet më parë në EULEX. Pas dorëzimit ai kishte vuajtur një dënim për një incident me policët të cilët tashmë janë në burg dhe të akuzuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë.

Cak i shpërthimit që la dy të vdekur ishte Sekiraça.

Javë më parë ka rifilluar gjykimi i Bejtullah Mehmetit, Luan Qerkinit, Bekim Sumës, Fadil Sadikut, policë të Kosovës, Arbresh Dalipit, Mehmet Mehmetit si dhe Afet Dalloshit, raporton insajderi.

Akuzohen se së bashku me ish-policët Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi kanë përgatitur dhe ekzekutuar shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, shpërthim ky që pasojë kishte vrasjen e dy personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Sulmi kishte pasur cak Enver Sekiraçën që dyshohej për vrasjen e Triumf Rizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat