Gecaj-Thaçit: Trego pse i ndërrove fjalët për Ushtrinë, pasi Serbia është ende kundër

Aktuale

Gecaj-Thaçit: Trego pse i ndërrove fjalët për Ushtrinë, pasi Serbia është ende kundër

Nga: B.S Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka kujtuar presidentit se sot ka thënë që Forcat e Armatosura do të bëhen me vullnetin politik të të gjitha komuniteteve, ndërsa në muajin mars të këtij viti ai kishte thënë se është për keqardhje një realitet i tillë, sidomos kur dihet qëndrimi kundër ndryshimeve kushtetuese nga Serbia, përcjell Bota sot.

Gecaj kërkon nga presidenti që të tregojë pse tani ka ndërruar mendje, pasi Serbia mban ende të njëjtin qëndrim.

Postimi i plotë:

Presidenti sot: “Forcat e Armatosura do të bëhen me vullnetin politik të të gjitha komuniteteve”.

Ndërsa, me 7 mars 2017, në ditën në të cilën kishte dorëzuar ligjin në Kuvendin e Kosovës, duke ju referuar refizimit të përfaqësuesve Serb, në mes tjerash, kishte thënë:

“Ky realitet i hidhur është për keqardhje, aq më tepër kur dihet se ky qëndrim kundër ndryshimeve kushtetuese e ka origjinën në Serbi. Kosova nuk mund ta lë fatin e vet në mëshirë të askujt”.

Pas deklaratës së sotme, Presidenti duhet të na informoi poashtu se pse tani ka ndërruar mendje, pasi që komuniteti Serb, por edhe Serbia, mbajnë ende të njëjtin qëndrim!./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat