BSPK kërkon nga Qeveria mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës

Aktuale

BSPK kërkon nga Qeveria mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:27
Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini dhe nënkryetarin, Atdhe Hykolli.

Ata e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për instalimin e një dinamike të re të punës si dhe për fokusim në logjikën e zbatimit të vendimeve, bën te ditur komunikata për media nga zyra e për informim e kreyministrit.

Haradinaj është zotuar se do të sigurohet një dialog i vazhdueshëm dhe një bashkëpunim afatgjatë i Qeverisë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si njëra prej shtyllave të rëndësishme të vendit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre, me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre në Kosovë.

Përfaqësuesit e BSPK-së kërkuan nga Qeveria që të gjendet një objekt i përshtatshëm për punën e këtij institucioni si dhe rritjen e efikasitetit në mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat