Kimete Berisha tallet me kandidatin e PDK-së në Prizren: “Miss buzëqeshja”

Aktuale

Kimete Berisha tallet me kandidatin e PDK-së në Prizren: “Miss buzëqeshja”

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 21:54
Shaqir Totaj

Në një status në Facebook, blogerja e njohur kosovare, Kimete Berisha ka shprehur gëzimin e saj për humbjen e PDK-së në Prizren dhe Mitrovicë. Ajo e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Prizren, Miss Buzëqeshja.

Në një status tjetër, ajo ka thënë se Kadri Veseli nuk do ta sheh më fitoren në Mitrovicë.

Lexo statusin e plotë:

Shko tash Shaqir ‘miss buzëqeshja’ deshi dhëmbët vesh më vesh e rrasu raki (qysh e ke zanat) te Shadërvani.

Se Prizreni nuk i hëngër foret e hajnave e kriminelave me Jerusalemin.

Mbaje mend Kadri Veseli, gjaku nuk është ujë. Gjaku e lyp gjakun. Vlon. Të zë. Lyp drejtësi.

Po, megjithatë, edhe Kadri Veseli i ka meritat më të mëdha për shkatërrimin e PDK-së, se është ekspert për shkatërrim (ai është magnet për mjerim), prandaj duhet ta përshëndesim përzemërsisht, se armik më të madh të PDK-së sesa ai, nuk ka. Ai është dora e zgjatur ‘e Rusisë’ brenda PDK-së  [????] .
Ku shkel këmba e tij, aty më barë nuk del.
Bindu.

Mos u bazo në Agim Aliun e Ferizajit, se ai ka fituar më shumë si individ (si njeri i të gjithëve), e jo si njeri i ‘përgjakur’ i Shikut.

Urime Prizren. Ma dyfishove gëzimin.

P.S. Definitivisht Kosova po çlirohet nga bandat e pasluftës.
VV dhe LDK duhet ta marrin në dorë Kosovën. Me dije dhe me zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat